Lëndët Bachelor

Komunikim të Dhënash dhe Rrjetat Kompjuterike


Nëpërmjet zhvillimit të orëve të leksioneve, seminareve dhe laboratoreve synohet që studentet, të marrin njohuritë e nevojshme për bazat e rrjetave kompjuterike. Gjatë zhvillimit të seminareve theksi vendoset në përsëritjen, kuptimin logjik, konsolidimin e njohurive teorike të marra në leksione dhe mbi të gjitha zhvillimin e aftësisë për zbatimin praktik të tyre. Gjatë seancave laboratorike theksi vendoset në zbatimin praktik të njohurive të dhëna dhe familjarizimin me aspekte teknologjike të teorisë së rrjetave kompjuterike. Për këtë do të trajtohen dy modelet kryesore që përdoren për të panifikuar dhe implementuar rrjetat: OSI dhe TCP/IP. Do të trajtohet gjithashtu “shtresëzimi” i rrjetit dhe do të ekzaminohen në detaje shtresat e OSI dhe TCP/IP për të kuptuar funksionet dhe shërbimet e tyre.